Europa League zhvilloi sot 18 ndeshjet e fundit të fazës së ligës (21:00), të vlefshme për raundin e tetë. Roma ia doli të barazonte 1-1 në fund kundër Panathinaikos në Athinë me golin e të riut Jan Ziolkowski, duke marrë një biletë për në fazën e 1/8-ave. Lyon dhe Aston Villa e mbyllën në krye me nga 21 pikë, ndërsa një biletë për më tej e kanë siguruar edhe Midtjylland, Porto, Real Betis, Braga dhe Freiburg.
Klube si Bologna, Lille, Fenerbahce apo Panathinaikos do garojnë në fazën play-off, me shortin që do hidhet nesër në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës.
Ndërkohë, klube si Basel, Feyenoord, Nice dhe Rangers nuk ia kanë dalë të vazhdojnë, duke u eliminuar.
Verdiktet pas tetë ndeshjeve në fazën e ligës së Europa League:
Skuadrat e kualifikuara në 1/8-at: Lyon, Aston Villa, Midtjylland, Porto, Real Betis, Braga, Freiburg, Roma
Skuadrat që do garojnë në play-off: Genk, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham, Viktoria Plzen, Crvena zvezda, Celta Vigo, PAOK, Lille, Fenerbahce, Panathinaikos, Celtic, Ludogorets, Dinamo Zagreb, Brann
Skuadrat e eliminuara: Young Boys, Sturm Graz, FCSB, GA Eagles, Feyenoord, Basel, Salzburg, Rangers, Nice, Utrecht, Malmo, Macabi Tel Aviv
Europa League, raundi i 8-të i fazës së ligës (i fundit):
E enjte, 29 janar 2026 – 21:00
Aston Villa 3-2 Salzburg
Basel 0-1 Plzen
Betis 2-1 Feyenoord
Celtic 4-2 Utrecht
Crvena zvezda 1-1 Celta Vigo
Porto 3-1 Rangers
FCSB 1-1 Fenerbahce
G.A. Eagles 0-0 Braga
Genk 2-1 Malmo FF
Lille 1-0 Freiburg
Ludogorets 1-0 Nice
Lyon 4-2 PAOK
Macabi Tel Aviv 0-3 Bologna
Midtjylland 2-0 Dinamo Zagreb
Nottingham 4-0 Ferencvaros
Panathinaikos 1-1 Roma
Sturm Graz 1-0 Brann
Stuttgart 3-2 Young Boys.




















