Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, i cili në fushatën e 11 majit u shpreh në Elbasan që ishte gati të hante socialistët me gjithë rroba nëse do të tentonin të manipulonin zgjedhjet, në protestën e sotme u pa shumë i irrituar teksa i bërtiste policëve që tentonin të ruanin rendin publik.

Në irritim e sipër besohet se Alizoti ka tentuar të ‘kafshojë’ policët, mirëpo nuk ia ka arritur, sepse ata kanë qenë me skafandër.
Ngelet për një herë tjerër që deputeti Alizoti ta realizojë premtimin e tij për të ngrënë ndonjë socialist me gjithë tesha.