Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi ndikimin e mundshëm që mund të ketë në hetimet e SPAk ndaj qeverisë, ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes dhe një kurs që duket i ndryshuar në raportet mes Ramës dhe amerikanëve.
“Ne nuk mund të themi që kjo nuk është një frymëmarrje e jashtëzakonshme e qeverisë Rama nga kjo letër. Edhe pse beteja me SPAK kishte filluar në fund të dhjetorit, fillim të janarit. Nuk besoj se me SPAK do të ketë mbështetjen amerikane, sepse amerikanët nuk janë aty mbrapa, njerëzit e FBI largohen, projekti europian përfundon në 20 maj.
Nuk besoj, ndoshta Trump ndërron mendje rrugës, por besoj se edhe ata njerëz të ambasadës që i takojnë administratës së kaluar, kanë qenë më të rëndë se kjo administratë, kanë patur një proces të ndërtimi të disa vlerave.
Ushtruesja e detyrës besoj do të shkojë në 20 maj bashkë me zëvendësen e saj, për të cilën ka pakënaqësi edhe në Amerikë. Kjo ambasadë do ta ketë fundin në maj dhe SPAK do ta bëjë betejën vetë, deri në fund të vitit pasi mbaron mandati dhe kthehen në prokurori normale.
Pak a shumë kjo mendoj se do të ndodhë. SPAK do ta bëjë luftën vetë, siç e ka bërë në luftën e fundit.
Mendoj se kryetari i SPAK është njeri dinjitoz, mendoj se situata në krejt sistemin gjyqësor do të jetë krejt ndryshe”, tha Haxhiu.




















