Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA) zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit francez, me fokus te forcimi i dialogut institucional dhe bashkëpunimi me komunitetin e biznesit.
Dogana Shqiptare informoi se ky forum shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e mendimeve dhe adresimin e çështjeve që lidhen me procedurat dhe shërbimet doganore.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli theksoi se ky është takimi i parë zyrtar me CCIFA, i cili do të pasohet nga të tjerë, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit Doganë–Biznes. Ai ftoi bizneset e pranishme të aplikojnë për statusin Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), si një mundësi konkrete për lehtësim procedurash dhe përfitime të shtuara.

Gjithashtu, u riafirmuan marrëdhëniet shumë të mira mes autoriteteve doganore shqiptare dhe franceze, si dhe angazhimi për mbështetje dhe asistencë maksimale për bizneset anëtare të CCIFA.