Gent Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Burime bëjnë me dije se largimi i tij nga detyra është formalizuar, ndërsa drejtimin e Doganave e ka marrë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Besmir Beja.

Ndërkohë, Gent Gazheli është emëruar zv.ministër i Mjedisit.

“Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave ndërsa më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftim.