Imuniteti i Ballukut, opozita i ka kërkuar Partisë Socialiste të
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë që sot të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, me qëllim hapjen e rrugës për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kjo shënon herën e katërt që përfaqësuesit e PD-së kërkojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Më herët, mbledhja e Këshillit e zhvilluar më 19 dhjetor 2025 u mbyll pas rreth pesë orësh debate, pa arritur një dakordësi për caktimin e datës së radhës, ku do të shqyrtohej kërkesa për heqjen e imunitetit.
Shkak për shtyrjen u bë nevoja që të gjithë anëtarët e Këshillit, si edhe pala e akuzuar, të njihen më parë me materialin voluminoz që është depozituar nga prokurori i çështjes, i cili përmban prova dhe argumente në mbështetje të kërkesës.
Gjatë asaj mbledhjeje, avokati i Ballukut, i pranishëm në sallë, kërkoi tre javë kohë për t’u njohur me materialet e ardhura nga SPAK-u. Nga ana e saj, shumica argumentoi se mbrojtjes duhet t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje, por edhe se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e kryeministrit për konflikt kompetencash me strukturën e posaçme.
Në këto kushte, u vendos që mbledhjet e Këshillit të rifillojnë pas datës 22 janar.




















