Pak ditë më parë, Anthony Joshua humbi dy miqtë e tij në aksident rrugor në Nigeri, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje, boksieri britanik ka marrë vendimin të tërhiqet nga sporti.

Për këtë gjë ai ka lajmëruar familjarët e tij, të cilëve iu ka bërë të ditur se nuk do të boksojë më, e se 2026 është fundi i një karriere të gjatë e të suksesshme. Ka qenë xhaxhai i tij që për mediat nigeriane ka konfirmuar lëvizjen e fundit të Joshua, i cili po mendon pensionimin.

Sipas tij shkak për këtë vendim të 37-vjeçarit është gjendja emocionale e rënduar, duke parë tërheqjen nga boksi si një lehtësim edhe për familjen.

Vetë Joshua nuk ka bërë asnjë koment për ngjarjet e fundit, madje as promotori i tij Eddie Hearn. Vetëm pak ditë më parë u diskutua mundësia e një përballjeje mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, por duket se ky event sportiv nuk ka për t’u arritur, bazuar këtu në zhvillimet e fundit.

Kujtojmë që Anthony Joshua ishte duke udhëtuar me dy miqtë e tij kur u përfshi në një aksident automobilistik në Nigeri, ku ata humbën jetën. Vetë boksieri pësoi lëndime të lehta trupore.