uventus-Napoli është një prej supersfidave të kësaj jave në Serie A. është një ndeshje ku do përballë do të jetë Khephren Turam dhe trajneri Antonio Conte, dikur shok skuadre me babain e tij, Lilian te Zonja e Vjetër. Sfida me kampionët e Italisë mund të rikthejë Juventusin ose ta frenojë rrugëtimin e tij. Për sfidën, por edhe shumë tema të tjera, një pjesë e të cilave lidhen edje me vëllain e tij Marcus, Khephren Thuram ka folur në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’
Jeni rritur në pasuri; dhurata më e bukur nga babai juaj?
‘Të jem i sinqertë nuk më vjen në mendje. Prindërit tanë na kanë dhënë shumë dashuri mua dhe Marcus, por pa na llastuar. Nuk jam ndjerë kurre i rekomanduar, vetëm me fat. Privilegji nuk është të jesh djali i Lilian Thuram, por të kesh një baba që të më dojë shumë’.
Babait tuaj që është gjithnjë i rreptë, a i shpëtoi një kompliment pas golit tuaj të bukur ndaj Benfica?
‘Më tha të lumtë, por menjëherë më pas më shpjegoi situatat ku mund të isha sjellë më mirë. Gjëra mes nesh, sekrete mes një babai dhe djalit’
Te Napoli sot nuk do të jetë Anguissa, por do të keni përballë McTominay; Spalletti ju bën të studioni videot e tyre?
‘Jo, kurre; të asnjë futbollisti. Në video analizoj lëvizjet e mia me Michele, një asistent të Spalletit. Te Juventus çdo minutë është e rëndësishme, edhe kur ha. Në Itali, psh kam mësuar të mos hedh djath parmigiano mbi peshk si në Francë.
Na tregoni ndonjë ‘spallettata’ nga dhomat e zhveshjes?
Spalletti në sallën e videove ka shpërndarë shumë fletë, janë informacione të dobishme. Është një që na kujton të kthejmë kokën në fushë. Kam mësuar nga të gjithë trajnerët, por Spalletti është ai që ka më shumë eksperiencë. Është i vërtetë, është gjenial; sheh gjëra që të tjerët as nuk i magjinojne. Mund te jem një futbollist më i fortë falë tij.
Shpresoni të rinovoni të dy në fund të kampionatit?
‘Unë e kam një kontratë, për atë të Spallettit pyesni atë’
Nëse e mundni Napolin e reduktoni në 1 pikë diferencën me të, por në rast humbjeje diferenca shkon në 7 pikë; më i motivuar apo më i frikësuar?
‘Napoli është i fortë dhe ka një trajner të madh. Babai më ka thënë se Conte kishte shumë personalitet edhe si futbollist. Por ne jemi Juventus dhe këtu mendimi i vetëm është fitorja
Titulli është një çështje mes Interit të vëllait tuaj, Marcus dhe Milanit të francezëve Maignan, Rabiot&Co?
‘Kurrë mos thuaj kurrë. Te Juventus luan gjithnjë për të triumfuar, në fund pastaj do të shihet’
Çfarë ëndrrash keni si bardhezi?
‘Jam te Juventus dhe dua të nis të fitoj trofe për të hyrë në historinë e klubit’
Ndërkohë keni shënuar 2 gola; nëse do shënosh me Napolin dhe e mbyll me 10 gola do të heqësh dorë nga gërshetat?
‘Ato nuk preken, fare…’(qesh)
Pas çdo goli, një kërcim; si lindin festimet me David, Kalulu, McKennie dhe Yildiz?
‘Gjatë javës flasim në dhomën e zhveshjes dhe hedhim ndonjë ide. Me Benfica donim të fotografoheshim së bashku dhe secili prej nesh duhet të merrte një pozë. Unë regjisor i kërcimeve? Jemi të gjithë. Të shohim të radhës…’
McKennie ështe xholi në fushë dhe organizatori i kohës së lirë jashtë Continassa?
‘Weston bën mirë në fushën e lojës, por edhe një njeri shumë i mirë në dhomën e zhveshjes, gjithnjë i disponueshëm. Organizon shumë darka grupi në shtëpinë e tij; shkojmë atje për të luajtur me letra apo për të parë një ndeshje. Shkojmë shumë, edhe David; është një djalë shumë i mirë dhe synon për lart, është parë shumë pak nga cilësitë e tij’
Si do t’i përkufizoje Yildiz, Bremer dhe David me një fjalë të vetme?
‘Yildiz magjik, Bremer si shkëmb, David kirurgjikal’
A do e këshilloje Benzema apo Kante, aktualisht në Arabi, për një vallëzim të fundit te Juventus, pak a shumë si Modric te Milan?
‘Sigurisht, flasim për futbollistë që janë akoma të fortë dhe te Juventus ndihesh mirë. Futbolli po ndryshon, tani kampionët arrijnë deri në 40 vjeç. Benzema është 38 vjeç, di të shënojë dhe ka fituar Topin e Artë; do të bënte diferencën te Juventus, në Serie A dhe në të gjithë turnetë në botë. E njëjta gjë vlen edhe për Kante’




















