Në takimin me 40 rektorët e universiteteve në vend, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërtimin e një kompleksi banimi për studentët për t’I ndihmuar ata për shkak të qerave të larta:

“Ka një potencial shumë të madh për të krijuar infrastrukturë qendrimi të studentëve, duke pasur parasys trenin që do të jetë në funksion së shpejti, do të jetë shumë e thjeshtë që studentët në tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë që të ndihmojmë studentet për shkak të qerave të larta në Tiranë e në Durrës. Jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë” tha Rama.