Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me Kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ku u diskutua mbi punën e deritanishme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për këtë institucion.
Gjatë takimit, palët riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, si një shqetësim i përbashkët për të dy vendet.
Ambasada Britanike theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur përpjekjet e SPAK në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, në funksion të sigurisë dhe drejtësisë.
“Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Kreun eSPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un. Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.




















