Nigeria ka siguruar vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 (AFCON), duke mposhtur Egjiptin në një duel dramatik që u vendos në penallti.

Ndeshja u zhvillua të shtunën në stadiumin “Mohammed V” në Casablanca dhe përfundoi 4–2 për “Super Eagles” pas barazimit në kohën e rregullt. Skuadra nigeriane tregoi qartësisht superioritet nga pika e bardhë, duke siguruar triumfin në një ndeshje të fortë dhe të luftuar, një ditë para finales së madhe të turneut.

Nigeria arriti në këtë duel për vendin e tretë pas eliminimit në gjysmëfinale nga Maroku, gjithashtu pas një serie penalltie. Ndërkohë, Egjipti hyri në këtë sfidë pas humbjes 1-0 ndaj Senegalit, ku “Faraonët” kërkuan barazim, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.

Finalja e AFCON 2025 do të zhvillohet të dielën në Rabat, ku Maroku dhe Senegali do të luftojnë për trofeun në stadiumin “Moulay Abdellah”, me fillim nga ora 20:00.