Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ai kërkoi lirimin nga masa e “arrestit me burg”, duke bërë një ankimim në Kushtetuese dhe duke e konsideruar atë të papajtueshme me Kushtetutën.
Gjithashtu, Beqaj kërkonte rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për çështjen e tij.
Beqaj po hetohet për dosjen e SASPAC, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e BE-së kur ishte në krye të kësaj agjencie.
Ndërsa për çështjen e sterilizimit, ish-ministri po ndiqet në gjendje të lirë. Në këtë dosje janë 8 persona nën akuzë.




















