Pas humbjes së Interit me Arsenalin dhe barazimit të Napolit me Copenhagen, për dy gjigandët e futbollit italian, klasifikimi në Ligën e Fazës së Champions League komplikohet shumë edhe pse perspektiva e të dyja skuadrave është e ndryshme.
Interi ka dalë nga zona e Top 8, por e kanë garancinë se do të luajnë të paktën në playoff, ndërsa për Conte ndeshja e javës së fundit do të jetë një finale, një ndeshje për ‘jetë a vdekje’. Në këtë pikë është e paevitueshme që të bëhen llogaritë për të dyja skuadrat.
Inter, çfarë duhet për të arritur në Top 8? Humbja kundër Arsenalit, e 3 radhazi në Champions League, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë te Interi, e nxori skuadrën zikaltër jashtë tetëshes më të mirë, dhe më konkretisht në vendin e 9. Situata rrezikon të përkeqësohet pas ndeshjeve të kësaj të mërkure teksa në fushë do të zbresin Atletico Madrid, Liverpool, Neëcastle, Chelsea dhe Barcellona që mund ta zbresin akoma më shumë në klasifikim Interin. Për të evituar playoffin, Interi në ndeshjen e fundit është i detyruar të fitojë ndaj Borussia Dortmund në Signal Iduna Park. Por 3 pikët në këtë ndeshje mund të mos mjaftojnë gjithsesi pasi Interit do t’i duhet që të shpresojë edhe në hapat falsë në ndeshjet direkte të rivalëve direkte. E vetmja siguri matematike është kualifikimi në playoff: për të qenë kokë serie në këtë fazë, Interit i mjafton një barazim në Dormund.




















