Luka Modric mori një çmim të veçantë në Firenze në prag të sfidës mes Fiorentinës dhe Milanit. Mesfushori i skuadrës kuqezi mori në dorëzim Çmimin ‘Costruiamo Gentilezza’ në sport.
Kroati, fitues i Topit të Artë në 2018 u zgjodh si fitues direkt nga fëmijët që e kanë cilësuar si shembullin e kampionit të sjellshëm dhe u nderua nga Gaia Simonetti me fanelën simbol të kësaj nisme.
Luka Modric edhe në raste të tjera e ka shfaqur zemërbardhësinë e tij sic ishte gjesti i tij më i fundit.
Së bashku me klubin, ai dërgoi një mesazh inkurajimi dhe mbështetjeje në drejtim një tifozi të ri që arriti t’i mbijetojë tragjedisë së Crans-Montana në Alpet Zvicerane.




















