Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpërndarë në rrjetet sociale një postim kushtuar përvojës së kadetëve të Akademisë së Forcave të Armatosura, duke vënë në fokus jetën dhe formimin në uniformë.

Në postimin e tij, ministri ndan mesazhin “BETOHEM ✋ Eksperienca në uniformë, treguar nga kadetët e Akademia e Forcave të Armatosura 📖⚔️”, duke theksuar rëndësinë e edukimit, disiplinës dhe përkushtimit që shoqëron rrugëtimin e të rinjve që zgjedhin të shërbejnë në Forcat e Armatosura.

Postimi vjen si një vlerësim për rolin e Akademisë dhe për përgatitjen profesionale të kadetëve, të cilët ndajnë përvojat e tyre gjatë formimit ushtarak, si pjesë e angazhimit për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.