Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video me pamje nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, duke vënë në fokus aktivitetin dhe përgatitjen e forcave të armatosura në fillim të vitit të ri.

Videoja shoqërohet me mbishkrimin: “Viti nis siç duhet në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut!”, ndërsa pamjet tregojnë efektivë gjatë stërvitjeve dhe angazhimit të përditshëm në terren.

Sipas ministrit, mesazhi synon të theksojë rëndësinë e gatishmërisë, disiplinës dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura, veçanërisht në njësitë që operojnë në zonat veriore të vendit.

Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut konsiderohet një nga strukturat kyçe të ushtrisë shqiptare, me rol të rëndësishëm në sigurinë kombëtare dhe reagimin ndaj situatave emergjente.