Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga disa reparte ushtarake të Forcave të Armatosura, të cilat janë mbuluar nga bora si pasojë e kushteve të motit.

Në postimin e tij, ministri përcjell një “mirëmëngjes” nga Reparti i Drenovës, Kompleksi stërvitor Bizë/Pajet si edhe nga zona e Midhës në Pukë, duke treguar gatishmërinë dhe praninë e strukturave ushtarake edhe në kushte të vështira atmosferike.

Pamjet ilustrojnë terrenet e mbuluara nga bora dhe infrastrukturën ushtarake në zona malore, duke reflektuar vazhdimësinë e aktivitetit dhe stërvitjes së Forcave të Armatosura gjatë sezonit dimëror.