Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale ku tregohet eksperienca në uniformë e treguar nga kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura.
Kolonel Arjan Osmani, dekan në Akademinë e FA thekson se: betimi është akti më solemn në jetën e ushtarakut që i përgatit ata në rrugëtimin e gjatë në radhët e Forcave të Armatosura.
Vilson Demko, kadet i FA është shprehur se: për mua ceremonia e betimit të ushtarakut ishte një emocion shumë i veçantë.




















