Euronews Albania ka siguruar pjesë të dosjes hetimore të prokurorise se Elbasanit për punonjësit e policisë që akuzohen per organizimin dhe favorizimin e basteve sportive te pa lejuara.
Hetimet zbulojnë komunikime të detajuara në aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal.
Mes bisedave më pikante të sekuestruara nga celularët e dyshuarve përfshihen mesazhe si më poshtë:
Mesazhi A:
Degjo te faqja qe je menager
Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet
Mesazhi B:
Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon
Jane 932 gjithsej
466 i do ai djali
Ok
Un e ti kemi nga 233
He mo vlla a fole per lekt
Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen
Esht blloku linku i faqes
Po te hap nje tjeter
Mesazhi C:
He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove
Iken 200 mij lek
naj ndeshje te sigurt
Siç duket, në vend që të luftonin bixhozin e paligjshëm, duket se policët ishin kthyer vetë në “kumarxhinj të thekur”, duke hyrë edhe në borxhe.
Mesazhi D:
Argjentina 2/3plus
Mexica 2/plus
70 mij lek
mos na ven skedina fituse
o boss
ta marrim te qet at %
Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina
Jam 3.7 plus
Nuk du me i prek ma
Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit
Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji
jam te i marr borxh 1 milion
ti je pronari nr1
ej neser duhet me dorzu leket e llotos
zemra
kshuqe po erdhe te pijm kafe
Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un
thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve
ok se i them un per kte nuk a problem
por per leket e llotos
A i ka cu?
po
ke edhe ti 1 mili e 50
1 miljon o jet
50tshja esht e ktij muji
50 jan te mujit
qe kena hy
e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion
pasneser duhet me qu leket e llotos
Mesazhi E:
Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit
Bisedat tregojnë qartë koordinimin e basteve sportive, ndarjen e fitimeve, përdorimin e “skedinave fituese” dhe menaxhimin e shumave të mëdha parash midis punonjësve të policisë.
Sipas hetimeve, dy punonjës policie dyshohet se kanë organizuar dhe ushtruar veprimtarinë e paligjshme, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në arrest me burg për akuza të tjera, përfshirë shtrëngimin me kanosje dhe trafikim narkotikësh. Në kuadër të operacionit “Last Bet”, AMP ekzekutoi masa sigurie ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi: Redon Tafilaku, Enea Kapllani, Ilir Tafa, Denis Sinani, Aldi Molla, Gëzim Beqiraj dhe E.D., për përfshirje në lojëra të palejuara dhe shfrytëzim të detyrës. Masa përfshijnë arrest në shtëpi dhe ndalim daljeje jashtë shtetit/detyrim për t’u paraqitur. U sekuestruan 7 telefona celularë.




















