Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një njoftim të Ministrisë, lidhur me situatën në Aeroportin e Rinasit, teksa moti i keq ka pushtuar vendin.

Në njoftimin e ndarë nga Balluku thuhet se operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente.

Po ashtu në njoftim thuhet se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes së avionëve.

Sipas njoftimit, ‘shërbimet e lundrimit ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim’.

“Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht gjatë ditës deri në këto momente. Situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme, duke shkaktuar në disa raste shmangie ose vonesa gjatë uljes. Shërbimet e lundrimit ajror janë plotësisht të angazhuara për të menaxhuar çdo situatë të pazakontë që mund të krijohet si pasojë e përkeqësimit të mundshëm të kushteve meteorologjike gjatë orëve në vijim”, thuhet në njoftimin e ndarë nga Balluku.