Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Belind Këlliçit, pasi ky i fundit, pasi doli nga SPAK, tha se u mor në pyetje për një çështje periferike.
Murrizi tha se deklarata e Këlliçit, është një psikozë komuniste, teksa më tej theksoi se nuk bëhet fjalë për një çështje periferike, pasi deputeti demokrat ka qenë pjesë e asaj çështje.
“Nuk e di sa e vërtetët është se ka qenë për atë. Keni ndonjë komunikatë nga hetues Kraja i komunizmit? Ka shkuar për një çështje periferike? Kështu thonë të gjithë këta shejtanër, se janë shumë metropolitanë, sepse e kanë nga psikoza e fëlliqur e komunizmit, që bllokqenër, pjesën tjetër e quajnë periferike. Si është çështje periferike kur ke qenë në dijeni dhe ke qenë pjesë e saj?’’, tha ish-deputeti.
Më tej Murrizi zbuloi se ka disa padi mes Bardhit dhe Këlliçit në SPAK.
‘‘Kanë disa padi mes njëri tjetrit këta, por se di se SPAK-u nuk ka dhënë noj deklaratë.’’, tha Murrizi.




















