Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Divjakë u përballe më shqetësimet e njërit prej të pranishmeve, i cili kërkonte që ti mbrohej prodhimi i tij, duke mbyllur tregun e huaj.

Kjo e ka irrituar kryeministrin Rama, i cili me tone të ashpra i tha që “të ulet se po e tepron” dhe të flasë kur ti vijë radha.

“I thamë ministrit të Financave, në mbro se po hyn mall nga jashtë”, iu drejtua fermeri kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë iu përgjigj duke i thënë: Prandaj harroje mbylljen e kufijve. Mbyll kufijtë që të shesësh ti prodhimin, pastaj të hapim kufijtë që të vijë prodhimi që ti mos konkurrohesh. Nuk ndodh kjo. Më vjen keq miku im. Lëri këto. Është muhabet kjo të mbyllëm kufijtë në që të shesësh ti mallin.

Pjesë nga debati:

Fermeri: E kemi nga halli nuk e kemi nga qejfi. Nuk kam lidhje personale, as politike nuk po bëj.

Rama: Unë po bëj politikë.

Fermeri: Unë punoj 8-10 hektarë tokë, jemi shtesa më e pambrojtur.

Rama: Për çfarë?

Fermeri: I thamë ministrit të Financave, në mbro se po hyn mall nga jashtë.

Rama: Miku im unë kam një problem të madh. Mua njeri me forcë nuk më imponohet dot. Ulu..jemi këtu për…ulu…sepse ka radhë dhe ka edukatë. Nuk merret fjala me zor. Ka një rend fjalësh. Janë 500 veta këtu.

Fermeri: Të njëjtin hall kanë

Rama: Të lutem se po e tepron. Kur të vijë radha do flasësh. Ajo që the është e pamundur dhe absurde. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve që do ti. Që ta kuptosh edhe përpara sesa të marrësh përsipër që të akuzosh, mundohu ta kuptosh ca të kanë thënë të tjerët. Mos më ndërprit, kështu si të them unë…mos ma përmend naftën fare, ta tha ministri sa vëmë në dispozicion ne për të kompensuar prodhuesit për naftën. Edhe aty duhet të korrigjojmë vetën, sepse ka nga ata që nuk e përdorin për prodhim. Prandaj harroje mbylljen e kufijve. Mbyll kufijtë që të shesësh ti prodhimin, pastaj të hapim kufijtë që të vijë prodhimi që ti mos konkurrohesh. Nuk ndodh kjo. Më vjen keq miku im. Lëri këto. Është muhabet kjo të mbyllëm kufijtë në që të shesësh ti mallin.