Gigi Hadid ka bërë një ndryshim drastik në flokët e saj, duke i thënë lamtumirë ngjyrës së saj karakteristike bjonde, teksa prezantoi pamjen e saj të re, një prerje të shkurtër me ngjyre të zezë.
Modelja dukej pothuajse e panjohshme në fotot e shpërndara në Instagram nga stilisti i flokëve Dimitris Giannetos të mërkurën, më 8 janar, në rrjetet sociale. Hadid shfaqet me një model flokësh të shkurtër, grim intensiv, me parukierin grek që e shoqëron postimin e tij në Instagram me mbishkrimin “mini bob i zi mat” dhe shton “prerje dhe ngjyrë e re flokësh për bukuroshen Gigi Hadid”.




















