Nga Petro Koçi/

Nese ne optiken amerikane Shqiperia do konsiderohej narkoshtet, si e pergojon opozita vendin e vet ne gjithe boten, atehere nuk do te kishte asnje shans qe Presidenti Trump te ftonte Kryeministrin Rama ne iniciativen e krijimit te Bordit per bashkeqeverisjen e Gazes.

Me kete rast fabula idiote e opozites, sipas te ciles Shqiperia krahasohej me Venezuelen dhe Rama do kishte fatin e Maduros perfundoi ne koshin e plehrave.

Opozita nuk e kupton se krijimi i iluzioneve politike ne opinionin publik sjell jo vetem deshtime te njepasnjeshme opozitarizmi, por bashke me to derrmohen edhe kauzat e drejta qe lidhen me luften e ndershme ndaj korrupsionit.

Politika e ndershme qofte e maxhorances apo edhe e opozites duhet te perqendrohet ne mbeshtetjen e drejtesise se re, duke shmangur fenomenet kompromentuese qe shfaqen aktualisht ne zedhenien politike.

Rendesi paresore ka heqja dore nga gjyqi politik qe tentohet ti behet SPAK ut dhe GJKKO se, gjyq i cili perkthehet ne presion te drejtperdrejte ndaj pavaresise se ketyre institucioneve.

Nga ana tjeter duhet eleminuar standarti i dyfishte me te cilin operon politika ne trajtimin e rasteve konkrete me te cilat po merret dhe pandeh drejtesia. Kur pandehen kundershtare politike drejtesia qenkësh e mire dhe mbeshtetet me hov dhe pasion, kur pandehen nga krahu i vet partiak drejtesia vihet nen sulm. Kjo sjellje frikacake duhet te marre fund.

Nje dukuri tjeter e shemtuar eshte edhe abuzimi me pervetesimin politik te meritave te SPAK duke u sjelle si zedhenes apo si kolege qesharake te ketij institucioni.

Ka politikane te opozites sidomos, qe pozojne sikur po te mos ishin gjalle ata SPAK do te shuhej dhe do fitonin armiqte e korruptuar te prokurorise se posacme.

Drejtesia ka nevoje vetem per mbeshtetje, pa u hequr si pale me te dhe pa u sjelle armiqesisht me te.

Ne skenen e sotme politike maxhoranca jone ka me shume ne dore sesa opozita per te luftuar korrupsionin. Duhet nje reagim i vendosur ndaj rasteve te denoncuara publikisht per korrupsion. Shkarkimet per dyshime te besueshme korrupsioni nuk duhen neglizhuar, perkundrazi duhen aplikuar me guxim dhe vendosmeri. Korrupsionin nuk e lufton vetem drejtesia. Na duhet nje opinion publik aktiv, denoncues dhe veprues. Jo vetem duke eleminuar me vote te inkriminuarit e politikes, por duke çliruar mekanizmat demokratike qe garantojne pjesemarrjen e qytetarit ne bashkeqeverisje.

Megjithate fatmiresisht Çeçua e ka biçakun ne dore.

Lerjani duart e lira!