Pavarësisht pezullimit të përkohshëm të vizave të emigracionit për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera, aplikantët shqiptarë me takime të konfirmuara në konsullatën amerikane duhet të paraqiten patjetër dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Këshilla vjen nga eksperti i emigracionit nga New Jersey, Lorenc Mansaku, i cili thekson se pamundësia e konsullit për të marrë një vendim përfundimtar nuk duhet të jetë arsye për mungesë.

Në podcastin Ilva Tare Talks, Mansaku u bëri thirrje shqiptarëve ne proces emigracioni të shmangin panikun, duke e cilësuar situatën si një ngërç të përkohshëm që pritet të zgjidhet brenda disa muajve. Ai paralajmëroi gjithashtu për keqkuptimet mbi qëndrimin në SHBA me vizë turistike, duke sqaruar se nuk është e vërtetë se lejohet automatikisht qëndrimi 6-mujor.

Intervista e plotë sjell sqarime të rëndësishme për aplikantët.