Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga përpjekjet e strukturave në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq në vend.

Nga pastrimi i rrugëve nga dëbora, te ndihma e banorëve dhe takimet me strukturat janë disa nga fotot që kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Vendi ynë është përfshirë ditët e fundit nga motit i keq me reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe dhe reshje dëbore të cilat kanë bllokuar lëvizjen në disa akse.