Shoqata Patriotike “Çamëria” njofton se në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur më 20 dhjetor 2025, u morën vendime të rëndësishme lidhur me forcimin dhe funksionimin e Shoqatës.

Kryesia vendosi rifreskimin dhe regjistrimin e anëtarësisë, caktimin e kuotacionit për garantimin e funksionimit të rregullt të Shoqatës, si dhe nisjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga degët.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që më 24 janar 2026, në orën 12:00, në Hotel Tirana International të organizohet takimi festiv me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Ky aktivitet do të ketë karakter festiv, por njëkohësisht edhe institucional. Gjatë tij do të përcaktohet plani i veprimit dhe kalendari i aktiviteteve për periudhën në vijim, përfshirë edhe çështjet që lidhen me procesin zgjedhor në degët e Shoqatës.

Shoqata fton të gjithë anëtarët të marrin pjesë në këtë takim të rëndësishëm.

Shoqata Patriotike Çamëria thekson se çdo iniciativë nga individë apo grupime jashtë Statutit, Programit dhe Kalendarit Zgjedhor të përcaktuar nga Kryesia e Shoqatës, nuk kontribuon në unitetin, qëllimet dhe misionin e saj dhe si rrjedhojë, konsiderohet jo legjitime.

Ne jemi krenarë që Shoqata Patriotike “Çamëria” është organizata e parë patriotike e krijuar në Shqipëri pas rënies së komunizmit dhe kemi detyrimin moral dhe historik ta ruajmë këtë traditë me përgjegjësi, krenari dhe dinjitet.

Për informacion dhe hollësi të mëtejshme, ju lutemi të na kontaktoni.

Kryesia e Shoqatës Patriotike “Çamëria”
Kryetari
Liljan Idrizaj