– Shkrimtari Ismail Kadare i është kushtuar një statuje prej bronzi ditën e sotme në kafenenë e tij të preferuar. Ideja për këtë statuje është e aktorit Timo Flloko që dhe mori mbështetjen e të afërmve të tij.

Botuesi i Kadaresë, Bujar Hudhri u shpreh se ky monument është si një prani e Kadaresë në vendin e tij të preferuar.

“Kurrë skam qenë aq i emocionuar sa sot… në këtë hapësirë që Kadare e pëlqente shumë, nuk ka tavolinë e karrige ku nuk jem ulur. Dimër e verë, në çdo kohë. E shoh këtë monument si një prani. Kadare do të jetë tashmë i pranishëm në jetën tonë në përjetësi”, u shpreh Bujar Hudhri.

Bashkëshortja e tij, Helena Kadare, kujtoi me mall Ismailin teksa konsumoi kafenë prapë veprës.