Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi i bindur se “non grata e Sali Berishës ka rënë” dhe shtoi se kreu i Partisë Demokratike mund ta vizitojë Amerikën.
“Nga administrata e kaluar amerikane pati një sulm për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për ta bërë Edi Ramën mbret.
Berisha u zgjodh zëvendëspresident i organizatës më të madhe të qendrës së djathtë ku është Partia Republikane.
A mund të zgjidhet një person që amerikanët nuk duan? Non grata ka rënë. E ke deklaratë para zgjedhjeve të Departamentit Amerikan të Shtetit që zoti Berisha mund të ftohet dhe të vizitojë Amerikën.
Pse u zgjodh zoti Berisha? Marrëdhëniet janë rikthyer, kemi kontakte në nivelet më të larta dhe fakti që sot flitet për narkoshtet dhe nuk ke takime me Ramën, tregon që faktet e opozitës dhe zëri i opozitës ka shkuar nivelin më të lartë”, shtoi Bumçi.




















