Belsfort Lamallari ka folur këtë të martë në Kuvendin e Shqipërisë në një seancë maratonë, në pjesën ku po diskutohet rendi i ditës lidhur me Kodin e ri Penal. Lamallari ka thënë se pse, sipas ministrisë që ai përfaqëson, do të duhet të trajtohet si vepër penale parkimi dysh.
“Një tjetër trajtim është edhe parkimi në rresht të dytë, i cili trajtohet si vepër penale, vetëm në ato raste ku pengohet seriozisht qarkullimi i mjeteve të emergjencës. Dëmet do të ishin kolosale nëse për parkimin e dikujt do të krijohej një situatë e paprecedentë. Mund të ketë fatalitete lidhur me këtë vepër, mund të krijojë pengim të Policisë së Shtetit dhe sfidë ndaj sigurisë publike. Edhe nga statistikat në Policinë e Shtetit kemi arritur në këtë përfundim,” – tha Lamallari.




















