Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e tij me financuesin e ndjerë kanë qenë minimale dhe se ai i ka refuzuar vazhdimisht ftesat për ta vizituar.Në një reagim në platformën X, Musk tha se ishte “shumë i vetëdijshëm” se disa email-e mund të keqinterpretoheshin dhe të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e tij.“Askush nuk ka shtyrë më shumë se unë për publikimin e dosjeve të Epstein dhe jam i lumtur që kjo më në fund ndodhi”, shkroi ai.Miliarderi theksoi se kishte refuzuar ftesat për të vizituar ishujt privatë të Epstein në SHBA-së apo për të udhëtuar me avionin e tij, të njohur si “Lolita Express”. Sipas Musk, interesi i tij kryesor mbetet ndjekja penale e personave që kanë kryer krime të rënda në lidhje me Epstein.Megjithatë, dokumentet e publikuara tregojnë se më 13 dhjetor 2013, Musk i kishte dërguar një email Epsteinit, duke e informuar se do të ndodhej në Ishujt Britanikë dhe në Shën Barthélemy gjatë festave dhe duke e pyetur nëse kishte një kohë të përshtatshme për ta vizituar. Epstein iu përgjigj se fillimi i vitit të ri do të ishte i përshtatshëm, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.Nga korrespondenca nuk rezulton qartë nëse Musk ka vizituar ndonjëherë ishujt e Epstein. Megjithatë, emailet zbulojnë një nivel komunikimi mes tyre që nuk ishte bërë publik më parë, në kontrast me përpjekjet e mëvonshme të Musk për t’u distancuar nga Epstein.
Pas publikimit të mesazheve me Epstein, reagon Musk: Jam i vetëdijshëm që disa email-e mund të keqinterpretohen
AKU tërheq nga tregu një sasi qumështi formulë: Është i kontaminuar
Siguria në qumështin artificial, apo formula që përdoret për bebet është në pikëpyetje. Pas alertit se një sasi qumështi për bebe e kompanisë NESTLE,...
“Vajza të mrekullueshme”/ Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës...
Mes 3 milionë materialeve te reja që i përkasin dosjes Epstein të publikuara 1 ditë në parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është edhe...
Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese: Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj
Nga Ilir Beqaj
Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!
Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit të publikuar në faqen web të Gjykatës më 28 janar 2026,...
Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, organizuar në Vlorë nga...
Kryevepër e Igli Tares, bind Mike Maignan, gati rinovimi i kontratës
Pas tensioneve në muajt e fundit, Milan dhe portieri Mike Maignan kanë gjetur akordin total për rinovimin e kontratës. Agjentët e portierit francez janë...
Dosja Epstein, Trump akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, i nxirrte...
Emri i Donald Trump shfaqet më shumë se 3,200 herë në 3 milionë faqet mbi çështjen Epstein të publikuara nga Departamenti Amerikan i...
DEBATI/ Kundër transferimit te tregu i ri, Spiropali takon tregtarët që protestojnë në Vlorë:...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët protestojnë prej ditësh kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e...
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë
Falje për të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë. Është ky vendimi që ka marrë presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, që vulosi dekretin për...
Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese: “Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”
Nga Ilir Beqaj
Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese!
""
Po ju drejtohem publikisht pas njoftimit të publikuar në faqen web të Gjykatës më 28 janar 2026,...
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit
Nga Ilir Demalia/
Nga hiçi, si me magji politike lindi edhe Forumi për Dialog Politik. Askush nuk e di saktësisht kush e thirri, kush e...




















