Jona Qosja, përfaqësuesja e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese këtë të enjte, deklaroi se Kryeministria nuk është në proces për një ankim individual, por për sqarimin e kompetencave të pushteteve.
“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kërkesa nuk mund të ngrihet sepse nuk janë shqyrtuar të gjitha shkallët e gjykimit. Këshilli i Ministrave nuk është palë në gjykimin penal dhe nuk mund të ankohen për këtë.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një ankim individual. Kërkimi i shkaqeve në këtë rast nuk lidhet me mbrojtjen e të pandehurve, por me raportin ndërmjet pushteteve, dhe ngrihet pyetja nëse gjykata penale ka të drejtë të pezullojë nga detyra një ministër, në të njëjtën mënyrë si mund të pezullojë një tjetër anëtar qeverie. Ne gjykojmë se jo.
Ne vijojmë si përfaqësues të qeverisë që na kanë pezulluar një anëtar të saj dhe fushën e veprimtarisë së tij. Vendimmarrja është pezulluar, dhe tani ministri nuk mund të propozojë aktet.”-tha Qosja.




















