Këtë të enjte, në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca plenare mes Kryeministrisë dhe SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut. Pjesë e palëve janë edhe Kuvendi dhe Presidenca. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Kuvendit e ka quajtur vendimin cenues të parimit të ndarjes së pushtetit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të legjitimuar ndërhyrjen e gjykatës në pushtetin ekzekutiv krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në pushtetin ekzekutiv, dhe kjo ndërhyrje është substanca e konfliktit të kompetencave, jo thjesht një mosmarrëveshje akademike mbi interpretimin e normave. Në vlerësimin e Kuvendit, ky vendim cenon parimin e ndarjes dhe barazimit të pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës në disa dimensione. Ndërhyrja gjyqësore sipas Kuvendit dhe ligjeve të tij ka dhënë votësimin dhe përbërjen e qeverisë të propozuar nga Kryeministri. Ky proces kushtetues nuk mund të anashkalohet nga vendim gjyqësor,” – tha përfaqësuesja e Kuvendit.




















