Shërbimet e Policisë së Durrësit dhe në disa zona të tjera të vendit kanë qenë aktive gjatë ditës për të asistuar banorët dhe përdoruesit e rrugës të prekur nga moti i keq dhe përmbytjet.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raportoi se punonjësit e Policisë kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë ditës në terren për të siguruar ndihmë dhe mbështetje ndaj qytetarëve në rrezik.
Qytetarët kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe dhe video që dokumentojnë punën e oficerëve në terren.
Policia e Shtetit njofton se shërbimet vijojnë të jenë në funksion gjatë gjithë 24 orëve.




















