Nga Roland Bejko
Kompromiset dhe pazaret e nëndheshme që bën me Ramën, ujku plak përpiqet t’i mbulojë me thirrje hiperbolike kundër tij, duke e quajtur “Ramaduro” atë dhe “Narkoshtet” shtetin shqiptar. Vetëm kështu shpreson të mbajë të mbërthyer pranë vetes fanatikët që i kanë mbetur….
Pyetja është se pse e votoi Berisha pardie “Ramaduron”, kreun e “narkishtetit më të korruptuar në botë” duke e legjitimuar si anëtar në Bordin e Paqes?!
Sepse shpreson dhe beson se duke shkuar Rama në takimet e Trumpit, do ketë mundësi të zbusë sadopak mbështetjen e fuqishme të SHBA ndaj SPAK me qëllim që të kenë duar të lira të dy së bashku të bëjnë ndryshimet e “duhura” kushtetuese dhe ligjore nën pretekstin e reformimit të mëtejshëm të drejtësisë në frymën e BE-së, por në fakt, ndryshime këto që do shërbejnë për t’i ulur atij fuqinë goditëse ndaj tyre dhe bashkëpunëtorëve të afërt.
Qenien nominalisht në Bordin e Paqes pranë Trump, natyrisht Rama do ta përcjellë te SPAK dhe drejtësia e re, si mburojën paprekshmërinë për veten. Por nga nevoja që ka Rama për të ulur tempin goditës të SPAK ndaj tij dhe të vetëve, shpreson të përfitojë edhe Berisha me të tijët.
Natyrisht, perden e hekur të paprekshmërinë së tyre, këta janë marrë vesh kohë më parë ta gaeantojnë edhe duke bërë ndryshime kushtetuese kur kanë njoftuar se do krijojnë Senatin. Më tej, si senatorë të përjetshëm që do jenë, do t’i japin vetes imunitet paprekshmërie nga drejtësia.
Tani që doli dhe kjo puna e Bordit të Paqes, është një shans më shumë për vëllezërit siamezë të politikës shqiptare. Klidhjet e sheret janë thjesht dekori i shfaqes së teatrit të tyre politik, për ta bërë atë më interesante në sytë e mbështetësve të tyre…
Ky është pakti!
Dhe për t’u dukur i pakompromis me Ramën, për trushpëlarët që ende e besojnë, në protestën e sotme Berisha do shfaqet si gjithmonë, i ashpër ndaj kryeministrit deri në armiqësi të përbetuar. Për këtë arsye, “çunat” janë porositur sot që gjatë protestës, me gjasë, të hedhin mbi godinën kryeministrore molotovë e shishe benzine që të ketë ca zjarr, flakë dhe shumë tym.
Pas kësaj, revolucioni do vazhdojë deri në “përmbysjen” përfundimtare të Ramaduros me Berishën në krye të opozitës dhe Ramën kryeministër…në sfond, kullat sa malet e larta do vazhdojnë të ngrihen qiejsh, e resortet do vazhdojnë të pushtojnë bregdetin, natyrisht për të mirën e popullit dhe të zhvillimit ekonomik të vendit.




















