Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete.

Salianji deklaroi se në takimet e tij ka deri në tre herë më shumë pjesëmarrës se në takimet e Berishës. Ai foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër Foltore, por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë.

Salianji foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit.

që ka qenë kryeministër. Une mendoj se PD nuk po shkon në rrugën e duhur, po shkon nga dita në ditë, më keq. E tregon rezultati zgjedhor, sheshet. Dakord zgjedhjet i vjedh Rama, po sheshet? Mendoj se PD ka paqartësi strategjike të tmerrshme. Paraditë e shan SPAK-un, pasdite thotë sa mirë bëri SPAK-u. Mendoj se PD ka një problem me fituesit, i urren fituesit. Nëse fiton në PD, nuk i duan. Merri zonat që ka fituar PD, Lezhën dhe Kukësin, nuk i përmend. Ka fituar në 7 zona, nuk i nxjerr kurrë ata. Edhe deputetët që kanë dalë nga lista e hapur, i lë në periferi. Mendoj se PD nuk ecën dot me këtë narrativë politike.