Këtë të dielë, në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, i ftuar ishte gazetari i njohur Alfred Lela. Lela foli për këndvështrimin e tij mbi dy liderët dominues të momentit në politikën shqiptare, Sali Berishën dhe Edi Ramën.
“Rama nuk është i shumëzueshëm me zero; ai është aty dhe ka mbijetuar për kaq shumë vite. Ka një karizëm, ka një personalitet, ka edhe një intelekt. I ka përdorur këto në favor të së keqes. Berisha nuk i ka marrë nga forca të tjera; Berisha i ka marrë nga personaliteti i vet. Por kjo thellësi e karizmës dhe e leximeve e ka bërë atë që është. Dje rastësisht u takuam me Berishën dhe ai tha se Koli ishte udhëheqësi i fundit i kolosëve. Këtë mendoj edhe unë. Cili do të jetë pasardhësi i Berishës në PD, kjo më zgjon frikë. Unë e shoh nga perspektiva ime dhe kjo më intereson. E kam te kjo: unë e dua një udhëheqës që të ketë njohje dhe që lexon,” – tha Lela.




















