Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në ligjin për arsimin e lartë.
Në fjalën e mbajtur në konferencën me 40 rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, Rama tha se ndryshimet do të bëhen në një kohë të arsyeshme, brenda këtij sesioni ose në fillim të sesionit të ri.
“Koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, pasi ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar në atë ligj, ndryshimet që ka sjellë koha por edhe konstatimet e praktikës dhe kornizën e ligjit. Do të jetë e mundur të bëhet në një kohë të arsyeshme, ma do mendja nuk do presim sesionin tjetër për ta bërë, procedura parlamentare mund të bëhet në fund të këtij sesioni ose në fillim të sesionit të ri…Sa i përket çështjet së akreditimeve, e kemi ngritur në mënyrë të përsëritur, ambicia është ta çojmë në një nivel tjetër agjencinë. Të përshpejtojmë procesin e akreditimit”, tha Rama.




















