Në lidhje me një publikim në një media online, ku flitej për një rast të hakerimit të sistemit elektronik të SPAK dhe përmendej emri i drejtorit të Hetimit Tatimor, Anton Martini, si pjesë e një rrjeti të dyshuar për shpërndarjen e materialeve të rrjedhura, drejtori ka reaguar duke e quajtur këtë pretendim të pavërtetë.
“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë,” thekson Martini në reagimin e tij.
Ai shton se ka kontaktuar prokurorin e çështjes për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me këto pretendime dhe shpreh mbështetjen e plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme.




















