Me vetëm 1 fitore, një barazim dhe dy humbje, rrugëtimi i Italisë për të siguruar një skuadër të pestë në Ligën e Kampioneve bëhet akoma më i vështirë.

SPORT
Champions League Futboll Sport Të Fundit
Renditja e UEFA, Anglia dhe Gjermania arratisen, Portugalia ngjitet e treta, vështirësohen gjërat për skuadrën e pestë në Champions për Italinë
29/01/2026 10:32

Me vetëm 1 fitore, një barazim dhe dy humbje, rrugëtimi i Italisë për të siguruar një skuadër të pestë në Ligën e Kampioneve bëhet akoma më i vështirë.

Në përfundim të fazës së parë të Ligës së Kampioneve, Italia e sheh veten në vendin e pestë pas Anglisë së paarritshme, por ajo është edhe larg Gjermanisë që ashtu sikurse edhe Anglia e ka rritur avantazhin.

Vetëm Portugalia që është ngjitur tashmë në vendin e tretë dhe Spanja në vendin e katërt janë të vetmet që mund të parakalohen nga Italia. Vetëm nëse do të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme në raundet e tjerë, Italia do të mund të kapë vendin e dytë, i fundit që jep të drejtën për të pasur 5 skuadra në kompeticionin më të rëndësishëm. Shpresa e Italisë është që Roma dhe Bologna të bëjnë më mirë në Europa League për të ndihmuar Italinë të përmirësojë renditjen.

Renditja e përditësuar

1. Anglia. 20.069

2. Gjermania 15.285

3. Portugalia 14.700

4. Spanja 14.375

5. Italia 14.250

6. Polonia 13.625

7. Franca 12.714

8. Qipro 11.906

9. Greqia 11.400

10. Danimarka. 10.500