Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar nga Lezha kritikat që vijnë nga brenda radhëve të PD-së për takimet që ai ka zhvilluar në qytete të ndryshme në vend, duke i cilësuar ato si pasojë e frikës nga humbja e privilegjeve dhe jo si qëndrime të bazuara në arsye.

Ai theksoi se guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që ‘çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë’ dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.

Megjithatë, sipas tij, lidershipi i PD-së nuk po reflekton ende, pavarësisht takimeve masive që po zhvillohen..

Ai theksoi se këto sulme ndaj tij janë shprehje e frikës nga humbja e pushtetit brenda opozitës.

“Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre”, tha ai.

Salianji: Ne kemi një përgjegjësi historike për të punuar natë e ditë për rrotacionin. Shqiptarët dhe demokrate do të na urrejnë të gjithëve ne që drejtojmë PD, nëse PD nuk bën të mundur rrotacionin dhe ndryshimin.

Padiskutim me votë, me ndihmën e drejtësisë, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të SHBA, të Britanisë së madhe të BE-së. Por liderishipi i PD-së nuk po zgjohet ende pavarësisht takimeve masive që po bëjmë në çdo qark dhe ky është një problem që në duhet ta themi.

E keni dëgjuar që guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty që çfarë nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese.

Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre.