Lezha ishte qyteti ku ish-deputeti i PD Ervin Salianji zhvilloi foltoren e radhës ditën e sotme. Nga takim shihet se ka marrë pjesë një numër i madh demokratësh, të cilët kanë mbushur Pallatin e Kulturës së Lezhës.
Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se nuk ka asnjë synim për të krijuar një forcë tjetër politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda Partisë Demokratike, të cilën synon ta bëjë fituese.
‘Unë nuk do të krijojë forcë tjetër politikie, shtëpia ime është Partia Demokratike dhe ne atë do ta bëjmë fituese. Shqetësimi është se si 5 fantastikët që janë lidership të PD nuk i dëgjojnë shqetësimet e demokaratëve’, tha ai.
Ai tha se PD duhet të bëhet forcë fituese duke bashkuar të gjithë opozitarët që, sipas tij, prej 13 vitesh “derdhen në opozitë”. Salianji theksoi se vetëm përmes bashkimit të plotë të opozitës mund të realizohet rotacioni politik në vend.
‘Duhet ta bëjmë PD fituese, të bashkojmë të gjithë demokartët që dergjen prej 13 vitesh në opozitë, të bashkojmë popullin opozitar dhe të bëjmë të mundur rotacionin. Ne i kemi qëndruar qëndruar përballë qeverisë më banale dhe më të korruptuar në historinën e Shqipërisë. Kam marrë shumë mesazhe nga demokratë nga i gjithë vendi. Por ajo që po ndodh në Lezhë është se salla është e mbushur plotë. Demokratët duan ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Demokratët e Lezhës i kanë provuar të gjitha, në këto vite gabimet e lidershipit të PD dhe braktisje nga lidershipi, por se kanë humbur shpresën asnjëherë’, tha ai.
Demokratët nuk i janë bindur thirrjes së PD-së për ta bojkotuar takimin e Salianjit, ndërkohë që i janë bashkëngjitur aktivitetit të tij. Një ditë më parë, PD e Sali Berishës u dërgoi demokratëve të Lezhë një mesazh ku u kërkohej të mos bëhen pjesë e takimit.
Në mesazh demokratëve u thuhet se takimi i Salianjit ka tërësisht axhendë private dhe se po organizohet me ndihmën e kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.




















