Virgjëresha
Do ngrini shumë pikëpyetje gjatë kësaj dite mbi jetën tuaj në çift. Kohët e fundit shumë sjellje të partnerit nuk ju kanë pëlqyer dhe do e kritikoni atë. Beqarët do jenë më shumë me fat dhe do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga disa kohë më parë, por jo në atë gjendje sa për të kryer investime të tejskajshme.

Peshorja
Jupiteri do jetë planeti që do e favorizojë jetën sentimentale të çifteve. Gjithçka do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe personit që keni në krah. Mos ua vini aspak veshin atyre që do ju thonë ata që ju rrethojnë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar duhet të mateni disa herë para se të kryeni shpenzime.