Në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe kompleksin e ri të inspektorateve shtetërore”, që u zhvillua sot, 29 janar, juria vendosi që programet të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore.

Njëra prej tyre do të jetë përgjegjëse për Shtëpinë e re të Fëmijëve, ndërsa tjetra për zhvillimin e hapësirës për kompleksin e ri të inspektorave.

Për këtë arsye, fituesit u zgjodhën Taller Hector Baroso si ekipi arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe Rojkind Arquitectos si ekipi përgjegjës për kullat shumëfunksionale.

Kujtojmë se më herët gjatë prezantimit të projekteve, kryeministri Edi Rama i konsideroi si të rëndësishme për të ardhmen.