Prej gati dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, kur reshjet e shiut kanë krijuar përmbytje dhe dëme të shumta në shumë qarqe të vendit, ku më kritiket janë Durrësit, Kurbini, Gjirokastrës, Fieri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nga Vlora ku ka dalë në terren për të mbikëqyrur situatën për mikrofonin e ABC News, direkt për emisionin “Real Story” tha se vendi ndodhet në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare.

“Për sa i përket nivelit të emergjencës, ne jemi në kushtet e menaxhimit të situatës e emergjencës. Nuk jemi në kushtet e emergjencës, nuk jemi në kushtet që situata ka dalë nga kontrolli. Dua të themi që prej ditës së shtunë kemi bërë një menaxhim shumë të mirë të kaskadës së Drinit. Kemi forca shtesë në terren, për të qenë afër dhe në gatishmëri të qytetarëve. Jemi perzentë dhe do të jemi gjatë natës në Durrës, është një emergjencë urbane dhe jo kombëtare. Gjendja aktuale në Mifol, kemi një stabilitet të kuotave në Përmet dhe në Memaliaj. Aktualisht argjinaturat kanë mbajtur dhe kanalet kulluese kanë mbajtur aksionet e tyre. Situatën po e mbajmë në kontroll. Shpresojmë që kushtet atmosferike të qetësohen. Praktikisht kemi reshje shumë intensive të përqendruare në kohë shumë të shkurtër. Strategjia jonë është e përqendruar tek jeta e njerëzve. Ka pasur mbikëqyrje të hidrocentraleve dhe të energjisë elektrike. Ndërkohë që të gjitha Forcat e Armatosura janë të dislokuara nga Kukësi deri në Delvinë”, tha Vengu.