Pas kritikave të kryeministrit Rama se Ministrinë e Jashtme ka dështuar në punën e saj, ministrja Elisa Spiropali reagoi duke mbrojtur punën e institucionit që ajo drejton. Ajo deklaroi se në 100 ditë punë ka parë njerëz me kontribut të madh dhe përkushtim profesional. Spiropali mohoi gjithashtu akuzat për pagesa ndaj Bordit të Paqes dhe për marrjen e palestinezëve në Shqipëri, teksa u përgjigj edhe për deklaratat e ambasadës amerikane të Shqipërisë për grupet kriminale shqiptare.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp për deklaratën e kryeministrit Rama disa ditë më parë.
Spiropali u pyet gjithashtu për deklaratat që Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë disa ditë më parë në një takim me kreun e SPAK, kreun e BKH dhe Akademinë e Sigurisë, ku theksohej se prioritetet mbeten lufta ndaj karteleve shqiptare të drogës, grupeve kriminale dhe pastrimit të parave në vendin tonë.
Por arsyeja e daljes së ministers së jashtme përpara mediave ishte ajo që lidhet me ftesën e Presidentit Amerikan Donald Trump për Kryeministrin Edi Rama si pjesëtar i Bordit të Paqes, ku zonja Spiropali mohoi edhe një herë publikisht akuzat se Shqipëria do të duhet të paguajë 1 miliard dollarë për t’u ulur në këtë tryezë.
Spiropali shtoi se as akuza se Shqipëria do të marrë palestinezë nuk është e vërtetë, pasi Bordi i Paqes, sipas saj, nuk ka në fokus vetëm luftën në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)




















