Detaje të reja janë zbardhur nga skema e mashtrimit përmes call centera-ve në Tiranë, ku një rrjet i gjerë u godit nga SPAK dhe autoritetet italiane mbrëmjen e 17 janarit. Emisioni investigativ Italian “Le lene”, ka publikuar investigimin lidhur me “Call Center”-in qe operonte nga Tirana, ku zbulohet skema se si mashtroheshin shtetasit nga nga vende të ndryshme, duke iu kërkuar të investonin shuma të ndryshme parash.
“Le lene” kishte marrë informacione nga shtetas italianë për se iu ishin bërë mashtrime përmes telefonit dhe kishin humbur shuma të konsiderueshme. Emisioni investigatit fillimisht arriti të infiltronte një person në grupin e “Call Center”-it, i cili arriti të zbulonte mekanizmin sesi funksiononte.
Një numër i konsiderueshëm personash që punonin për kompaninë mashtruese telefononin njerëz të ndryshëm duke i nxitur të investonin në platformë, me shuma që nisnin nga 250 euro dhe arrinin në 200 mijë euro. Një nga këshillat që iu dha të infiltruarit të “Le lene” ishte se personat që telefonoheshin, nuk duhet të lejoheshin të fitonin më shumë se 30-50 euro në ditë që të nxiteshin për të investuar sërish.
Një nga italianët e punësuar në “Call Center” i tregoi të infiltruarit të “Le lene” se ai vetë personalisht nga puna gjatë një muaji kishte arritur të fitonte 3500-10 000 euro në muaj. Brenda mjediseve të “Call Center”-it raportohet se telefonave personalë iu bllokohej kamera, në mënyrë që askush të mos filmonte dhe fotografonte.
Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.
Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht “Atti ToWer”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua.




















