Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka ndarë një dedikim të veçantë për djalin e tyre, Roel, me rastin e 4-vjetorit të tij. Kjo ditëlindje shënon një moment të ndjeshëm për familjen, pasi vogëlushi e feston këtë përvjetor pa praninë fizike të babait të tij.
Shpat Kasapi ndërroi jetë papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar, duke lënë një boshllëk të madh tek familja dhe tek të afërmit. Përmes një postimi në Instagram, Selvije shprehu dhimbjen dhe mallin e saj, duke theksuar dëshirën që Shpati të kishte qenë aty për të përqafuar Roelin dhe për të festuar bashkë këtë ditë të veçantë.




















