Një kthesë e papritur ka ndodhur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP”, duke vënë në dyshim sinqeritetin e Stelinës.

Gjatë spektaklit, asaj iu dha mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe.

E mira ishte shfaqja e videos komprometuese të Keijsit duke u puthur me Inën, një informacion që supozohej t’i jepte Stelinës qartësi për raportin e saj, ndërsa e keqja ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Kur pa klipin në monitor, Stelina u shpreh para publikut se e priste një gjë të tillë, por theksoi se “nuk e kishte parë me sytë e saj” atë moment.

Megjithatë, opinionistja e “Fan Club”, Françeska Murati, ka vendosur të nxjerrë zbuluar lojën e banores. Përmes një postimi në Instastory, Françeska ka publikuar biseda private që datojnë para hyrjes së Stelinës në shtëpi.

Në mesazhet e shkëmbyera më 29 dhjetor, Françeska i ka dërguar pikërisht atë video Stelinës duke i shkruar: “Se di nëse e ke parë këtë video po doja të thoja që je super goc dhe meriton të gjesh më mirë”.

Përgjigja e Stelinës ka qenë e qartë dhe konfirmuese: “E kam parë. Faleminderit”.

Françeska e ka shoqëruar këtë “demaskim” me një shkrim thumbues, duke nënkuptuar se Stelina po aktron brenda shtëpisë: “Loja të bëjnë me njëri tjetrin, po jo me ne”.