Deputeti i PL-së Tedi Blushi ishte në një emision televiziv për të folur mbi protestën e opozitës të shtunën e kaluar.

Blushi u ndal te reagimi i policisë ndaj protestuesve, që sipas tij kryen një krim kundër njerëzimit, pasi u hodh lëndë kimike e skaduar për të shpërndarë protestuesit.

Blushi thotë se ende nuk ka një sqarim zyrtar se çfarë lënde ishte, duke e krahasuar me helmimin që bënte Bashar al Assad në Siri.

“Duhet të jemi serioz sepse po bëjmë sikur policia përdori parfumet e Parisit dhe Londrës për spërkatje. Të helmosh popullin është një krim kundër njerëzimit. Ende sot nuk ka një sqarim zyrtar në një shtet që pretendon se ka dronë e fundit, përdorë lëndë kimike të skaduara ndaj popullit tënd.

Kështu bënte dhe Assadi. Të ishte për Edi Ramën do ishte bërë masakër. Se kush ishte kujdesi i Edi Ramës për protestuesit atë mbrëmje mjafton rrëmbimi i 10-vjeçarit minoren. Këtu duhet të ndalemi. Eksperti po na mbushte mendjen se Edi Rama po na spërkaste me parfum.” – u shpreh, veç të tjerash, Blushi i Metës.